Mungojnë Haradinaj e Pacolli, mbyllet për 5 minuta seanca për politikën e Jashtme
Ka zgjatur vetëm 5 minuta seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar për politikën e jashtme.
Lajme
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar për politikën e jashtme, dhe tërheqjen e njohjeve për Kosovën, ka zgjatur vetëm 5 minuta.
Ajo u mbyll nga kryesuesi Kujtim Shala, pasi në seancë munguan edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.
Shefi i Grupit Parlamnetar të AAK-së, Ahmet Isufi deklaroi se ata kishin kërkuar ta shtynin seancën për shkak se ministri Pacolli nuk ndodhet në Kosovë. /Lajmi.net/