Muhaxhiri: Është dëm të përsëriten problemet teknike në çdo zgjedhje

Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka shprehur shqetësimin e tij për përsëritjen e problemeve teknike që paraqiten në çdo palë zgjedhje.

Lajme

11/06/2017 16:10

Atë e habit fakti se si përfaqësuesit e partive politike në KQZ nuk angazhohen më me perkushtim para zgjedhjeve, që së bashku me zonjën Dakaj t’i shfrytezojne te gjitha resurset per t’i evituar pengesat.

“Është e padrejtë që në vitin 2017 të ketë probleme të tilla teknike që janë krejtësisht të evitueshme”, tha Muhaxhiri në Klan Kosova.

Sipas tij, këto probleme teknike e zbehin besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Muhaxhiri shtoi se është vërtetë dëm që të njolloset imazhi i një dite që mund të jetë vlerësim i një kulture politike për vendin tonë, si dhe demonstrimi se vendi ynë ka kapacitet që mund të krijojë zgjedhje të mira dhe të vlefshme, nëse ka vullnet së pari nga partitë politike.

Muhaxhiri ka thënë se partitë politike është dashur t’i bëjnë presion konstruktiv Komisionit Qendror Zgjedhor në lidhje me këto çështje teknike, pasi që nuk duhet të ndodhin defekte të tilla të cilat janë plotësisht të evitueshme dhe të parandalueshme.