Muhaxheri: Molliqaj është iniciator i shumë veprimeve kriminale në Kosovë

Debatit dhe replikave të ashpra ndërmjet zyrtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes i është bashkuar edhe një ish-koleg i Dardan Molliqajt, i cili këtij të fundit ia ka dhënë edhe një goditje të re.

Lajme

21/07/2017 23:06

Ish-koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Arton Muhaxheri, i cili tash është pjesë e PDK-së, ka shkruar se Molliqaj si iniciator i shumë veprimeve kriminale po mendon që me Kosovën mund të sillet si me aktivistë të Vetëvendosjes, duke kërcënuar dhe shantazhuar.

Lëvizjen Vetëvendosje, Muhaxheri e ka quajtur edhe organizatë kriminale, që dhunën e përdor si mjet politik.

“Dardan Molliqaj, ky iniciator i shumë veprimeve kriminale, po mendon që me Kosovën mund të sillet siç sillet me aktivistë në Vetëvendosje, duke kërcënuar dhe shantazhuar gjithë ata që nuk pranojnë mendimet dhe veprimet e tij.

Madje, aq larg shkon mendësia e tij dhe këlyshëve të tij, saqë edhe aktivistët e tyre i çiftojnë mes veti për të mos e përzier gjakun me të partive të tjera.

Lëvizja Vetëvendosje është organizatë kriminale, që dhunën e ka përdorur si mjet politik, kurse të rinjtë e shpërlarë ideologjikisht si agjentë për ekzekutimin e urdhrave të Molliqajt.

Sa më herët që kuptohet kjo nga të gjithë, aq më mirë!”, ka shkruar Muhaxheri.

Lexoni edhe:

Abelard Tahiri, zëdhënësit të VV-së: Dil trego që Molliqaj ishte urdhërdhënësi i sulmeve