Abelard Tahiri, zëdhënësit të VV-së: Dil trego që Molliqaj ishte urdhërdhënësi i sulmeve
Po vazhdon debati i ashpër mes zyrtarëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.
Lajme
Pas replikës së zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka ardhur edhe replika e shpejt e anëtarit të kryesisë së PDK-së, i cili e ka inkurajuar atë që të dalë dhe t’u tregojë qytetarëve, që Dardan Molliqaj u kanë urdhërdhënësi i tyre dhe organizatori i atij sulmi.
Tahiri i ka thënë Krasniqit se nuk ka nevojë të mbajë burg për Molliqajn.
“Në mbrojtje të urdhërdhënësit të tij, tash paska dalë edhe zëdhënësi i terroristëve të Vetëvendosjes. Zëdhënësin e tyre e inkurajoj të dalë dhe t’u tregojë qytetarëve në emër të ekipit të atij aksioni terrorist, që Dardan Molliqaj ka qenë urdhërdhënësi i tyre dhe organizatori i atij sulmi. As ky dhe as ata të tjerët nuk kanë nevojë të mbajnë burgun për tutorin e tyre!”, ka shkruar Tahiri.
Lexoni edhe:
Molliqaj nervozohet që ju përmend sulmi me zollë në Kuvend, i quan zagarë Tahirin e Ismailin
Tahiri e quan Molliqajn kriminel ordiner, e akuzon për sulm me zollë në Kuvend