‘Mrekulli’, nëna e bijë sjellin në jetë foshnjat në të njëjtën kohë

Një nënë dhe vajza e saj nga Siria kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre në të njëjtën kohë me anë të prerjes çezariane.

Lifestyle

30/09/2017 20:31

Fatma Birinci, 42 dhe Gade Birinci, 21 vjeçe kanë lindur në një spital turk paraditen e së premtes (29 shtator).

Nënë e bijë u larguan nga vendi i tyre 3 vite më parë për shkak të luftës.

Ata zbuluan se ishin shtatzënë në të njëjtën javë.

Të porsalindurit quhen Rexhep dhe Tayip, dy emrat e parë të presidentit aktual turk Rexhep Tayip Erdogan.

Gjinekologu Naim Unsual e quajti lindjen një ‘mrekulli’ dhe tha se lindjet e mëparshme të 42-vjeçares ishin bërë me anë të prerjes çezariane.