MPJ e heshtur ndaj tërheqjes së njohjeve, asnjë fakt që rrëzon pretendimet e Serbisë – Lajmi.net
MPJ e heshtur ndaj tërheqjes së njohjeve, asnjë fakt që rrëzon pretendimet e Serbisë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 16:25, 9 November 2018
Ministria e Punëve të Jashtë të Kosovës, në krye të së cilës qëndron Behgjet Pacolli, po vazhdon të fsheh tërheqjen e njohjeve që shtetet po bëjnë ndaj Kosovës, rasti i fundit është ai i Unionit të Komoreve.

Sot, ministri i Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Unionit të Komoreve, Mohamed El-Amine Souef, ka konfirmuar në Moskë se shteti i tij e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ai, përveç se në Serbi, edhe në Moskë konfirmoi se shteti i tij e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Lexo edhe:

Ministri i Jashtëm i Unionit të Komoreve: Kosova është pjesë e Serbisë

“Qëndrimi ynë është se Kosova është pjesë e Serbisë”, deklaroi El-Amin, duke thënë se Serbia dhe Unioni i Komoreve kanë një problem të ngjashëm.

“Nëse Majot (ishull rreth të cilit shtrihen Unioni i Komoreve dhe Franca) nesër shpall pavarësinë dhe shtete të tjera e pranojnë, ne do të reagonim njësoj sikurse Serbia, duke e mbrojtur integritetin tonë territorial”, shtoi ai.

Ky ministër i Unionit të Komoreve ditë më parë u pa në një konferencë të jashtëzakonshme në Serbi me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, ku shpallën “zyrtarisht tërheqjen e njohjes së Kosovës”.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe te këshilltari i Pacollit, Jetlir Zybera duke kërkuar argumente që thonë të kundërtën e asaj që po publikohet në vazhdimësi në mediat serbe, mirëpo nuk ka përgjigje konkrete rreth asaj që është kërkuar.

Vecse, në një përgjigje që dje Zyberaj i ka dhënë lajmi.net thuhej se e gjithë kjo është një propagandë e Serbisë, bile edhe duke insistuar se mediat po merren me deklarata të kota e propaganë të Serbisë dhe nuk kanë cfarë të kontaktonjë në MPJ për këtë cështje.

“Kjo nuk është e vërtet. Ne jemi në kontakt me departamentin e shtetit, me ta mbajmë kontakte të vazhdueshme, po ashtu edhe me partnerë ndërkombëtarë, kjo absolutisht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Zyberaj dje për lajmi.net.

Ndryshe, Zyberaj në shumicën e rasteve ka ditur të mbaj edhe ligjërata se me çfarë duhet të merren gazetarët e me çfarë jo.

Sido qoftë diplomacia kosovare dje mori një ‘goditje’ edhe nga ambasadori i  Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili duke u përgjigjur në një pyetje të parashtruar nga një qytetarë në Facebook, tha se fatkeqësisht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Ambasadori britanik thotë se disa shtete tërhoqën njohjen e Kosovës

“Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan O’Connell.

Edhe këto deklarata u mohuan nga MPJ vetëm me deklarata.

Lexo edhe:

MPJ-O’Connellit: Asnjë shtet nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministria e Jashtme nuk ka publikuar deri më tani asnjë fakt se 10 shtetet që Serbia po pretendon se e kanë çnjohur Kosovën, nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Liberia, Burundi, Guinea Bisao, Sao Tome e Principe, Surinami, Unioni i Komoreve, Ghana, Gambia, Dominika, Grenada, janë 10 vendet që Serbia pretendon se e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO