MPB tregon shkaktarët e pritjeve të gjata në kufi, fajëson edhe palën serbe – Lajmi.net
MPB tregon shkaktarët e pritjeve të gjata në kufi, fajëson edhe palën serbe
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 16:42, 9 August 2018
Pritje e vonesa nëpër pikat kufitare të Kosovës kanë filluar të shkaktohen qysh në fillim të sezonit të verës.

Se vonesa të tilla jashtë normales po ndodhin, po e konfirmon edhe MPB-ja, shkruan lajmi.net.

Edhe sot Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se fluksi më i madh i qytetarëve është në pikën  kufitare në Merdare.

Për të hyrë në Kosovë, në këtë pikë duhet të pritet 30-40 minuta, e për të dalë nga vendi duhet pritur hiç më pak se 300 deri në 330 minuta.

E më mirë punët nuk qëndrojnë as në pikëkalimin e Dheut të Badhë, aty qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga territori i vendit.

Nga ministria e Punëve të Brendshme po e pranojnë se pala kosovare nuk ka përgatitje për përballimin e një fluksi aq të madh të njerëzve.

Zëvendësministri i MPB-së, Isa Xhemajlaj, tha sot për lajmi.net se si zakonisht në sezonin e verës ka fluks më të madh të qytetarëve. Si i tillë ai thotë që pala kosovare ende nuk është e përgatitur për një numër aq të madh.

“Kontrollet dhe vonesat janë dihet së pari për shkak të fluksit të madh të njerëzve,  dhe që ne nuk kemi përgatitje aq të madhe  për me pranu nëpër pikat tona kufitare një fluks kaq të madh.Ky fluks po vjen për shkak të sezonës së verës. E pika kufitare në Merdare, e reja pritet me u lshu në tetor”, ka bërë të ditur Xhemajlaj.

Mirëpo ky nuk është shkaktari i vetëm për këto pritje.

Xhemajlaj tutje thotë se vonesa po shkakton edhe pala serbe, si dhe personat që shkojnë me ndërrim të targave.

“Gjithsesi në bazë të informatave që i kemi, vonesa po shkakton edhe pala serbe, pastaj që kta që po shkojnë me ndrrim të tabelave, pastaj hyrje jashtë orarave, ata po krijojnë më shumë problem, dhe duke qenë se edhe kështu si është ekzistuese po kemi probleme ata po krijojnë probleme të një kalimi pak më të shpejtë nëpër këto kalime kufitare”, përfunduar Xhemajlaj.

Se pala serbë po i shkakton pritjet e gjatë në kufi, e kishte thënë para disa ditës edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

Ai gjatë një vizite në Gjilan kishte thënë se Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit, ndërkaq që pala kosovare është duke punuar në kapacitete të shtuara në këtë aspekt./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO