Mozzik ndërpret të gjitha koncertet për t’u lidhur me kompaninë e njohur gjermane

Një fotografi e publikuar nga reperi Mozzik i ka brengosur shumë rënd fansat e tij duke ua pamundësuar takimin me të.

ShowBiz

21/06/2018 14:49

Pranë këtij postimi ai kishte shkruar se do ti ndërpres të gjitha koncertet të cilat janë paraparë të mbahen në disa vende të ndryshme evropiane, shkruan lajmi.net

Mozzik nuk kishte treguar arsyen e saktë të kësaj vetëm se ka bërë të ditur se projektet e reja muzikore nuk do të mungojnë.

E Lajmi.net nga burime të afërta pranë këngëtarit ka zbuluar se arsyeja e distancës që reperi shqiptar do ta mbajë është se po synon tregun internacional në Gjermani.

Kompania e madhe gjermane ‘Warnermusic’ ka shprehur interesim për të lidhur marëveshje me këngëtarin kosovar.

Pritet që brenda dy javësh të shkoj atje për t’i diskutuar detajet e tjera të kësaj kontrate dhe lajmi.net poashtu merr vesh se Mozzik është shqiptari i parë që pritet të jetë pjesë e kësaj kompanie.

E duket se nga një pjesë e stafit të tyre u prit mjaft mirë prandaj kanë nisur drekat e darkat mes tyre. Kjo vihet re në bazë të një postimi që e ka bërë para dy ditësh me disa djem të po të njëjtës kompani.

Një gjë duhet theksuae se ani pse po synon tregun ndërkombëtar nën menaxhimin e kësaj kompanie të madhe gjermane, Mozzik do të vazhdoj të këndoj shqip ndërsa koncertet e tij do të fillojnë në muajin Janar të vitit 2019, vit ky i cili pritet të jetë akoma më i suksesshëm se 2018-ta për Mozzik, reperin i cili shumë shpejt do t’i gëzohet edhe një suksesi akoma më të madh, atij të të bërit baba../Lajmi.net/