Mourinho: Do të doja ta kisha Hazardin te Unitedi

Jose Mourinho ka thënë se do të dëshironte që Eden Hazard t’i bashkohej Manchester Unitedit, por pranoi se ka pak gjasa që Chelsea t’i shiste lojtarin kryesor rivalit të Premierligës.

Sport

20/10/2018 08:29

Trajneri portugez ka punuar me yllin belg gjatë aventurës së tij të dytë te Chelsea, ku luajti rolin kryesor në sezonin e parë ku ‘Blutë’ rikthyen titullin e Premierligës në ‘Stamford Bridge’.

Eden Hazard kishte shënuar hiq më pak se 14 gola atë sezon.

“Do të doja ta kisha atë në Manchester United, por nuk mendoj se Chelsea do t’i shesë Manchester Unitedin yllin e skuadrës”, ka deklaruar Mourinho derisa po fliste për Hazardin, përcjell ‘lajmi.net’.

“Historia thotë se kur Eden Hazard është lojtari më i mirë në Premierligë, Chelsea është kampione. Më ka ndodhur mua, i ka ndodhur Contes”./Lajmi.net/