Mourinho befason me deklaratën për Conten

Pas një muaji janar të mbushur me polemika, Jose Mourinho dhe Antonio Conte e kanë mundësinë e ‘hakmarrjes’.

Sport

23/02/2018 19:52

Të dielën nga ora 17:30, këta dy trajnerë do të vihen përballë njëri-tjetrit në ‘Old Trafford’, në kuadër të Premierligës.

Kohët e fundit, raportet mes tyre kanë qenë të tensionuara pas një lufte verbale të nisur në largësi, e duke u marrë me njëri-tjetrin në çdo konferencë që shfaqeshin.

Por, këto zënka tani i takojnë së kaluarës, dhe trajnerët janë duke shikuar nga e ardhmja, nga ndeshja e së dielës.

Conte në konferencën e fundit ka refuzuar të flasë për çështjen “Mourinho”, e njëjtë ka vepruar edhe ky i fundit, që madje edhe ka lavdëruar italianin.

“Nuk dua të flas për atë çështje. Chelsea ka një trajner të mirë, një skuadër fantastike dhe kjo ka më shumë rëndësi për mua”, ka deklaruar Mourinho.

Ndeshja mes Manchester United dhe Chelsea është e një rëndësie të madhe për katër pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, me ‘Djajtë e Kuq’ që me 56 pikë zënë vendin e dytë dhe ‘Blutë’ me tre pikë më pak renditen në vendin e katërt./Lajmi.net/