Moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm.

Lajme

20/08/2017 18:42

Gjatë natës dhe ditës së hënë mund të ketë edhe reshje shiu.

“Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ndryshueshëm. Vranësirat gjatë natës dhe ditën  e hënë ,vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 11m/s.   /Lajmi.net/