Mot i lig dhe vërshime të sërishme në BeH (Video)

Moti i lig i përcjellë me erë të fuqishme ka goditur të martën pjesën më të madhe të Bosnjës e Hercegovinës. 

Lajme

05/08/2014 23:02

Sipas informatave të medieve lokale, janë vërshuar shtëpi familjare dhe objekte të tjera, që kanë qenë të rrezikuara edhe në përmbytjet e mëdha të muajit maj të këtij viti, raportohet për ndërprerje të qarkullimit nëpër disa rrugë, kurse qyteti Mostar nuk ka pasur energji elektrike mbi 1 orë, ndërsa lidhja e internetit është ndërprerë plotësisht.  

Shërbimi Meteoalarm ka lëshuar paralajmërimin se e tërë kjo republikë do të përfshihet nga moti i lig.

Moti i lig ka goditur sot edhe pjesë të Kroacisë, kurse pritet që të godasë edhe pjesë të Serbisë. 

Pritet që mot i lig i përcjellë edhe me rrufe të mbretërojë edhe gjatë ditës së mërkurë.