”Mos kërko falje për trupin tënd”- Ideja që mund të ndryshojë botën – Lajmi.net
”Mos kërko falje për trupin tënd”- Ideja që mund të ndryshojë botën
Autori: Lajmi.net Lifestyle 10:00, 13 March 2018
Sonya Renee Taylor, një aktiviste dhe poete e cila identifikohet si e shëndoshë dhe e zezë, refuzon të kërkojë falje për trupin e saj.

 

Ajo nuk dëshiron që ju të keqkuptoni sfidën e saj për një bollëk të vetëbesimit dhe vetëpranueshmërisë.

Taylor tregon për vetë-dashurinë radikale, llojin që i ndihmon njerëzit të shmangin refuzimin e turpit të çdo lloji. Dhe këtë vizion e jep në librin e sa ”The Body Is Not Apology: The Power of Radical Self-Love.”

Ka të bëjë me mënyrën e lirimit të vetës nga shtypja e jetesës në një trup që është terrorizuar ose bërë i padukshëm nga stereotipet, gjykimi, diskriminimi dhe politika publike, raporton mashable, transmeton lajmi.net

”Vet-dashuria radikale na fton të duam trupat tanë në një mënyrë që të kuptojmë dhe pranojmë trupat e të tjerëve,” shkruan Taylor.

”Nëse çdo organ është në rregull, atëherë çfarë duhet të bëj për të përcaktuar vetëvlerën time?” bën ajo një pyetje retorike.

Me fjalë të tjera, përqafimi i dashurisë radikale dhe refuzimi i gjykimit të vetes dhe të tjerëve, nënkupton braktisjen e një pikëpamjeje botërore që për të mirë apo për të keq, na ka mësuar saktësisht se kur dhe si jemi të denjë për respekt, lavdërim dhe dashuri. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO