Mos gënjeni

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka reaguar pas kritikave të vazhdueshme ndaj tij. Pavarësisht talentit të pamohueshëm, ylli italian është vazhdimisht në qendër të vëmendjes për incidente të shpeshta në fushë dhe jashtë saj. Mirëpo, Balotelli ka kundërshtuar atë që thuhet për të dhe e mbron veten nga ato që ai i quan “të pavërteta…

Sport

03/12/2013 19:40

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka reaguar pas kritikave të vazhdueshme ndaj tij.

Pavarësisht talentit të pamohueshëm, ylli italian është vazhdimisht në qendër të vëmendjes për incidente të shpeshta në fushë dhe jashtë saj.

Mirëpo, Balotelli ka kundërshtuar atë që thuhet për të dhe e mbron veten nga ato që ai i quan “të pavërteta dhe shpifje”.

“Askush nuk më njeh mirë, e sidomos shumica e atyre që me vlerësojnë. Dua të rikthehem të jem lider”, deklaroi Balotelli gjatë një interviste të publikuar nga portali Buonenotizie.it.

“Nëse kam ndonjë ide, e provoj, por nuk e vlerësoj dikë që nuk e njoh dhe dua që të tjerët ta bëjnë të njëjtën gjë”, shtoi ai para se të paraqet ankesën e tij.

“Shumë gjëra që shkruhen për mua janë gënjeshtra, gjëra të trilluara”, theksoi ai.

Pas një periudhë negative, Balotelli iu rikthye golit në fundjavë në fitoren 3:1 në udhëtim te Catania. Lajm i mirë edhe për selektorin e Italisë, Cesare Prandelli, para Kampionatit botëror 2014.