Morina: Nuk i besoj sondazhit, është realizuar në një lagje të Vetëvendosjes

Analisti Bajrush Morina ka folur për sondazhin e prezantuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lajme

21/03/2017 18:28

Sipas tij, besueshmëria e sondazheve të tilla është gjithmonë në pikëpyetje.

“Kush po thotë që Vetëvendosja është e para?”.

“Sipas Dardan Molliqajt, Vetëvendosja është e para gjithmonë”.

“Unë dyshoj në besueshmërinë e këtyre sondazheve”.

Këto komente ai i ka bërë në Info Magzine.

“Me rëndësi është kush e ka porositur këtë hulumtim. Për mendimin tim ky sondazh është i porositur nga një parti politike, është realizuar në një lagje të Vetëvendosjes dhe nuk e paraqet fuqinë politike në Llap, Dukagjin, Anamoravë dhe Drenicë”.

“Nuk i besoj këtij hulumtimi dhe nuk kam asnjë argument përpos fjalëve të Dardan Molliqajt”.

“Edhe ai e di se ky sondazh nuk është pasqyrë politike as e vendlindjes së Dardan Molliqajt”.

“Ky sondazh tregon se Vetëvendosja është partia që po mendon më së shumti për të ardhmen e saj politike”.