Monedha 100 trilion dollarëshe që është pothuajse e pavlefshme (Foto)

E përbashkëta mes dollarit në SHBA, rand në Afrikë, paund në Britani, rupi në Indi, jen në Japoni dhe juan në Kinë, është se ato janë në mesin e e monedhave që po përdoren në Zimbabve si një zgjidhje e problemit të vendit me inflacion monetar.

Bota

06/05/2016 16:55

Që nga viti 2009, Zimbabve ka përdorur monedhat e të tjerëve në vendin e vet, transmeton lajmi.net.

Ky sistem i përdorimit të monedhave të shumta ka çuar në një normë të deflacionit prej -2.3%, kjo sipas guvernatorit të bankës së Zimbabve.

Zimbabve ka gjithashtu një monedhë prej 100,000,000,000,000 dollarësh- dollar Zimbabvean.

Megjithatë, nëse kjo monedhë këmbehet në dollarë të SHBA-së vlera e saj pothuajse humb e tëra, vlera arrin vetëm 0,40 dollarë.

Dollari është mbret

Dollari i SHBA-së për momentin është monedha e preferuar në Zimbabve, por edhe të tjerat janë të mirëseardhura për ata.

“Derisa mund të importojmë dhe eksportojmë gjëra të mira nga Afrika e Jugut, mund të përdorim rand. Nëse importojmë nga Kina përdorim juan. Ndërsa dollari i SHBA-së është monedha jonë rezervë dhe e preferuar”, ka thënë guvernatori i bankës John Mangudya.

Zimbabve duket që është shumë larg nga shtypja e monedhës së vet, mirëpo gjatë kësaj kohe ka monedha nga vendet tjera që janë me marrëveshje për përdorimin e tyre./lajmi.net