Momenti kur Donika Gërvallajt i ndalohet hyrja në Kuvendin e LDK-së (VIDEO)

Donika Gërvalla, kryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani edhe sot nuk është lejuar të hyjë në Kuvendin e Punës së LDK-së.

Lajme

28/05/2016 10:41

Gërvalla nuk u lejua të marrë pjesë pasi thuhet se nuk kishte ftesë për Kuvendin e Punës së LDK-së, njofton Klan Kosova.

Në Kuvend janë lejuar të marrin pjesë anëtarë të tjerë të LDK-së, ndonëse nuk kishin ftesa, por jo edhe Gërvalla.

Se Gërvalla nuk do të lejohet të marrë pjesë ka thënë dje në Info Magazine edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Gërvalla edhe para disa ditësh nuk u lejuar të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Më poshtë mund ta shikoni videon në momentin kur Gërvalla ndalohet të hyjë në Kuvendin e Punës së LDK-së.

YouTube player