Momenti kur delfini e falënderon burrin që e shpëtoi (Video)

Një person ka arritur të shpëtojë jetën e një delfini i cili kishte ngecur në cekëtinën e bregdetit, të mërkurën në mëngjes.

Fun

10/06/2016 21:20

Naude Dreyer e filmoi momentin kur e merr ngadalë  krijesën duke e futur në mënyrë shumë të kujdesshme në valët e ujit, transmeton lajmi.net.

Delfini në atë kohë ende ishte i gjallë dhe nuk kishte shenja se si ai kishte arritur deri në atë vend.

Madje Dailymail, shkruan se nga ky gjest kaq i mirë, delfini e falënderoi heroin e tij duke ia lëvizur bishtin teksa nisej drejtë shtëpisë së tij.

Veprimi i këtij burri ngjalli admirim nga përdoruesit e rrjeteve sociale, postim ky që u shpërnda deri në 13 mijë herë./lajmi.net

YouTube player