Momenti i tmerrshëm kur pula gëlltit gjarprin të tërin

Një video shfaq momentin kur një pulë e gëlltit një gjarpër të tërë, pasi e sheh atë në një oborr kopshti në Indi.

Fun

09/12/2018 16:14

Klipi, i filmuar pranë Kalburgit në Karnataka, kap pulën ndërsa afrohet tek reptili, transmeton lajmi.net.

Por, në vend që të frikësohet nga krijesa, pula sulmon furishëm gjarprin, ndërsa ky i fundit mbështetet në shpinë dhe luan të vdekurin.

Hukeri, i cili filmoi skenat e çuditshme, tha se fillimisht ishte i shqetësuar kur e pa gjarprin në kopshtin e tij të dielën më 2 dhjetor.

Ndiqeni videon e plotë për ta kuptuar saktësisht se çfarë ndodh. /Lajmi.net/