Molliqaj: Askush nuk i di përftimet e Kosovës nga investimet në autostrada

.

Lajme

25/10/2017 12:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se buxheti i vitit 2017 më shumë i ngjason një drafti të bërë nga një kontabilistë, e të cilin sipas tij ministri i financave e ka prezantuar si një kontabilist që mund të jetë i dobët.

Ai në seancën e rishikimit të buxhetit për vitin 2017 ka thënë se autostrada për Gjilanin është heq nga ky buxhet, sepse sipas tij, është dashur të fillojë brenda këtij viti.

Molliqaj ka thënë se më këtë logjik as buxheti i vitit të ardhshëm nuk mund të premtoj se do të ketë zhvillim.

Deputeti i VV-së ka thënë se askush nuk e di se cilat janë përfitimet e Kosovës nga ndërtimi i autostradave, duke bërë të qartë se grupi parlamentar i VV-së nuk do ta votojë rishikimin e këtij buxheti. /Lajmi.net/