Mitrovicë: Aksion për mbulimin e deponisë “Gërmova”

Punëtorët e Kompanisë Rajonale për Menaxhim të Mbeturinave “Unitet”, janë duke punuar në mbulimin e deponisë së mbeturinave “Gërmova”, në fshatin Koshtovë.

Lajme

01/07/2015 18:23

Aksioni për mbulimin e saj ka filluar pas kërkesës së banorëve të lagjes Haradinaj, e cila ndodhet më së afërmi deponisë. Pas kërkesës së tyre, Komuna ka angazhuar menjëherë kompaninë për mbulimin e deponisë, duke eliminuar kundërmimin nga i cili ankoheshin banorët.

Drejtori i KRM “Uniteti”, Skënder Tahiraj, tha se po punohet me ritëm të shtuar, ndonëse kjo punë nuk është aspak e lehtë, por moskryerja e saj e rregullt çdo vit mund të shkaktoj probleme edhe më të mëdha për banorët në afërsi, njofton Klan Kosova.

Ai premtoj se në të ardhmen kompania do të tregoj edhe më tepër kujdes në kohën që duhet të kryhet procesi i menaxhimit dhe mbulimit të deponisë me shtresë dheu, që ndërprenë kundërmimin dhe rrezikun për ndonjë pasojë.