Mirsa Kërqeli bëhet nënë për herë të dytë (Foto)

Mirsa Kërceli ka kohë që ka pushuar nga skena muzikore dhe jeton në Kanada.

ShowBiz

14/06/2017 21:56

Këngëtarja sëbashku me bashkëshortin Granitin dhe djalin tani janë shtuar në familje me anëtarin më të ri.

Mirsa u bë nënë për herë të dytë pak orë më parë dhe ka sjell në jetë një vajzë të cilën e pagëzuar me emrin Ana.

“Të kesh një familje të shëndoshë është një bekim nga zoti. Kopshtit tonë të dashurisë ju shtua edhe një lule. Pac fat lulja ime e Qershorit”, ka shkruar Mirsa në Facebook.