Miratohet në lexim të dytë projektligji për luftimin e financimit të terrorizmit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit me 58 vota për, 0 kundër dhe 7 abstenime.

Lajme

25/05/2016 13:13

Sabri Hamiti ka kundërshtuar disa nga pikat e këtij projektligji që është bërë në komisionet përkatëse duke kundërshtuar mënyrën e hartimit të ligjeve.

Ndërsa Naser Osmani, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, duke arsyetuar këtë projektligj, ka kërkuar nga deputetët miratimin e projektligjit.

“Në zyrën e BE është thënë se projektligji nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. Ka pasur vërejtje në dispozita konkrete, për komisionin kanë qenë e pamundur të rregullohen të gjitha këto çështje, duke kuptuar natyrën urgjente që ka ky ligj të votohet në lexim të dytë. I rekomandojmë Ministrisë së Financave të rishikoj ligjin në bashkëpunim me ekspertë përfshirë, ata t ë BE-së dhe EULEX-it, për të rishikuar në mënyrë që raporti i progresit për këtë çështje të mos jetë negativ. Qeveria duhet që pasi të kaloj të filloj amandamentimit dhe të jetë e përfunduar deri në tetor. Ndryshe, për këtë çështje do të marrin vlerësim negativ nga BE”, tha Osmani.

Ky projektligj ka 37 amendamente/ lajmi.net

YouTube player