Miqësia e vajzës së lindur me një krah dhe qenit me tre këmbë (Foto)

Ajo do të përballet me shumë vështirësi kur të rritet dhe nuk do të jetë në gjendje që të vozisë një biçikletë si të gjithë moshatarët e tjerë të saj.

Fun

01/08/2015 10:33

Por, vogëlushja Ella Peggie, e cila ka lindur pa krahun e saj të majtë, siç duket do ta ndajë eksperiencën e saj të jetës me qenin e saj të dashur – një qen i cili ka tre këmbë.

Kur nëna e saj, Brooke Hodgson, e pa këtë qen një-vjeçar në rrugë, ajo mendoi se ky qen duhet të jetë shoqëruesi i përsosur i vajzës së saj një-vjeçare, transmeton Lajmi.net.

Nëna 21-vjeçare vendosi që ta merr këtë qen të braktisur në shtëpinë e saj në Loganholm, Queensland, Australi.

“E dija se ky qen do të jetë perfekt për Ella-në, pasi që ata janë të së njëjtës moshë dhe pothuajse problemin e ngjashëm. E di se Snowy do t’i jep asaj vetëbesim përderisa rritet”, thotë nëna.

Fotografitë e miqësisë së kësaj vajze me këtë qen kanë pushtuar internetin, duke i lënë të gjithë të emocionuar. Shikoni ato:

2AFB9ED200000578-0-image-a-35_1438397199221 2AFB9FEF00000578-0-image-a-3_1438396592864 2AFB95AA00000578-0-image-a-5_1438396605274 2AFB97D200000578-0-image-a-2_1438396579162 2AFB966E00000578-0-image-a-28_1438397152873 2AFB961600000578-0-image-a-27_14383971434312B02614000000578-0-image-a-7_1438396700483Screenshot_2