Minxhozi: Kosova i bën zgjedhjet më mirë se Shqipëria

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se procesin zgjedhor, në tërësinë e tij, Kosova e organizon më mirë se Shqipëria.

Lajme

23/06/2017 23:35

Duke komentuar zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, të cilat ai ka deklaruar të jenë fort të rëndësishme për rrugën europiane, ai ka nënvizuar se Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si Kosova i bën zgjedhjet, njofton Klan Kosova.

“Në Kosovë është një atmosferë më e qetë. Një gjuhë më e moderuar e politikanëve. Ndërsa në Shqipëri, klima, temperatura është më e lartë. Është shumë e rëndësishme në Kosovë që kontestimet për procesin zgjedhor kanë qenë pothuaj të pallogaritshme. Klima e përgjithshme ka qenë pozitive. Të gjitha partitë politike, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve njohën procesin dhe rezultatin. Mund të themi që Kosova zhvilloi një proces zgjedhor të mirë. Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si i bën zgjedhjet Kosova”.