Ministrja serbe e Drejtësisë: Asgjë e re për vrasjen e Ivanoviqit

Nela Kuburoviq, ministre e Drejtësisë në Serbi ka thënë se deri më tani nuk kanë informacione të reja për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajme

16/03/2018 10:07

Ajo madje u ankua edhe për mungesën e bashkëpunimit nga Kosova.

“Edhe pse Prokuroria ishte përgjigjur në të gjitha kërkesat e organeve të Kosovës, në anën tjetër nuk kemi pasur një reciprocitet të tillë”, ka thënë Kuburoviq, transmeton lajmi.net

Tutje ajo tha se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me Kosovën për gjetjen e kryerësve të krimit.

“Ne jemi të gatshmë për bashkëpunim. Prokuroria ka ndërmarrë disa hetime paraprake në Serbi. Ne besojmë se edhe Prokuroria Speciale në Kosovës do të vazhdojë njejtë”, tha Kuburoviq.

Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar para selisë së partisë së tij.

Para disa kohësh ishin arrestuar dy policë në lidhje me këtë rast, por që më vonë ishin liruar. /Lajmi.net/