Ministria e Infrastrukturës me tender dhuratash për 8 mars

Për dikë 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, duket ende larg, por jo edhe për Ministrinë e Infrastrukturës, raporton lajmi.net.

Lajme

02/03/2016 18:53

Ky dikaster që drejtohet nga ministri Lutfi Zharku, ka vendosur të shpallë tender të veçantë për këtë datë, raporton lajmi.net.

Kjo ministri ka vendosur të blejë dhurata për 8 mars. Ata që nuk e dinë se sa femra punojnë në Ministrinë e Infrastrukturës, mund ta kuptojnë në këtë njoftim për dhënie të kontratës.

Aty shkruan se Ministria e Infrastrukturës shpall tender për dhurata për festën e 8 marsit, saktësisht për 69 të tilla.

Tenderi i shpallur nga Ministria e Infrastrukturës

Tenderi i shpallur nga Ministria e Infrastrukturës për blerje dhuratash për 8 mars

Pasi në këtë njoftim jepen të gjithë detajet që kërkohen në këtë tender, aty specifikohet se hapja e tyre do të bëhet me 7 mars në orën 14:00.

Megjithëkëtë, në shpalljen e njoftimit për tender, përveç çmimit më të ultë, nuk është specifikuar ndonjë e dhënë tjetër.

Në këtë rast nuk është është treguar se çfarë dhuratash mund të jenë ato, lule, apo dhurata të tjera, raporton lajmi.net.

Lajmi.net është munduar të mërkurën të kontaktojë zyrtarët përgjegjës për të marrë më shumë informacione, por kjo ishte e pamundur.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt se femrat që punojnë në MI, ditën e 8 marsit duket se do të marri  dhuratë nga dikasteri që punojnë.

Kjo nuk është hera e parë që institucione të ndryshme shpallin tender për dhurata për festën e  8 marsit. /lajmi.net