Ministria e Bujqësisë formon komisionin për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Kosovë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur që është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren për të parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar vërshimet nga prurjet e lumenjve si pasojë e shiut të pandërprerë gjatë tri ditëve të fundit.

Lajme

05/02/2018 14:07

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren me ç’rast disa zona të vendit janë vërshuar nga prurjet e lumenjve të cilat erdhën si pasojë e shiut të pandërprerë të tri ditëve të fundit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka vlerësuar të arsyeshme që t’i kompensojnë të gjitha dëmet që u janë shkaktuar me këtë rast fermerëve në sektorin e bujqësisë.” bëhet e ditur në këtë komunikatë.

“Është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren për të parë nga afër të gjitha dëmet që ka shkaktuar kjo fatkeqësi, si dhe të përgatis raporte për vlerën e këtyre dëmeve.”përfundohet në këtë komunikatë./Lajmi.net