Ministri Shala: Ramiz Kelmendi, një nga themeluesit e jetës letrare e kulturore të Kosovës

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, të shkrimtarit dhe të gazetarit tonë të respektuar, Ramiz Kelmendit”, thuhet në telegramin e dërguar nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

ShowBiz

12/01/2017 10:16

Ministri Shala ka shprehë ngushëllime për familjen Kelmendi, ku mes të tjerash ka thënë se nuk është vetëm një humbje për ata, por edhe për kulturën dhe për letrat shqipe, përcjell lajmi.net.

“Shkrimtari i njohur, Ramiz Kelmendi, me një sërë veprash të zhanreve të ndryshme, si: letrare, gazetareske e publicistike, është një nga themeluesit e jetës letrare e kulturore të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai, me krijimtarinë e tij, ishte përkushtuar, siç thoshte vetë, të shkruante për jetën.

Ramiz Kelmendi është vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të Kosovës, si autor që me durim ndoqi jetën e shqiptarëve të Kosovës në shekullin e tij.

Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt veprën e tij të çmuar letrare. /Lajmi.net/