Ministri serb në qeverinë e Mustafa: Nuk do ta pranojmë Ushtrinë e Kosovës

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Republikën e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka deklaruar se nuk do të lejojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

28/12/2015 14:55

Ai në një intervistë për një televizion lokal në gjuhën serbe, ka thënë se Kosova ka tema shumë më të rëndësishme se sa ushtria, transmeton lajmi.net.

“Në këtë temë ne jemi deklaruar edhe më herët dhe nuk e kemi pranuar këtë iniciativ, nëse kishim qenë të këtij mendimi për ta pranuar Ushtrinë kjo do të ishte në rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës” ka deklaruar Jevtiq.

“Ne mendojmë se këtu ka tema më të vlefshme se sa tema e formimit të Ushtrisë së Kosovës, mendoj se shoqëria kosovare duhet të mendoj në planin ekonomik dhe atë që i mundon qytetarët e Kosovës”. /lajmi.net