Ministri serb: Haradinaj e Tahiri nuk dëshirojnë t’i zbulojnë vrasësit e Ivanoviqit

Nebojsha Stefanoviq, ministri i Brendshëm i Serbisë, ka thënë se Kosova ka refuzuar bashkëpunimin me autoritetet serbe për hetimin e vrasjes se politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, pasi nuk dëshiron t’i që ky rast të gjejë zgjidhje.

Lajme

19/01/2018 10:35

Kjo deklaratë e tij është reagim ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ku i janë përgjigjur Serbisë se nuk do të jetë për përfshirë në hetimet që po kryhen nga Policia e Kosovës dhe prokuroria, transmeton lajmi.net.

Stefanoviq thotë, se Haradinat e Tahiri nuk dëshirojnë të gjejnë vrasësit e Ivanoviqit, ndryshe në hetim do të përfshihej edhe Serbia që të mund të ndihmonte në kapjen e autorëve dhe organizatorëve të vrasjes së Ivanoviqit.

“Një reagim i tillë i institucioneve kyçe të Prishtinës tregon qartë se nuk ka dëshirë për të gjetur vrasësit dhe për të ndëshkuar ata, as për të kryer hetimin profesionalisht,” tha ai për Tanjug.

Kujtojmë, se kryetari i Iniciativës Qytetare serbe, SDP, Oliver Ivanoviq është vrarë të martën para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës. /Lajmi.net/ 

Lexo edhe: 

Tahiri: Serbia sot merr përgjigje zyrtare se nuk do të jetë pjesë e hetimeve për vrasjen e Ivanoviqit