Ministri Ismaili – Haxhi Abdylit: Fryrja e çmimeve dhe keqpërdorimet kanë ndodhur në kohën e LDK-së

"Të gjitha kanë ndodhur në kohën e LDK-së e të cilat ne i kemi ndalë..."

Lajme

12/12/2018 11:20

 

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në komisionin parlamentar për shëndetësi, ka pasur një polemikë me deputetin e LDK-së, Haxhi Abdyli.

Në kritikat e Abdylit rreth çmimit të barnave, sasive të tejkaluara dhe pagesave të dyfishta, ka thënë se të gjitha këto kanë ndodhur në kohën e LDK-së.

“E jona është me ndalë korrupsionin dhe këtë jemi duke e bërë. Haxhi, krejt keqpërdorimet që po i flet si, tejkalimi i sasive të barnave, pagesat e dyfishta, çmimet më të shtrenjta etj, të gjitha kanë ndodhur në kohën e LDK-së e të cilat ne i kemi ndalë. Gjatë këtij viti ne kemi blerë 6 milionë euro barna më lirë, të njëjtën sasi, të njëjtat barna. Nëse kjo nuk ju duket mjaftë atëherë nuk e di çka ju duket”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ministri Ismaili i ka bërë thirrje që të mos dal në mbrojtje të monopoleve, siç është rasti i Hemodializës e cila ka ndodhur për afro 20 vite. /Lajmi.net/