Ministri Hamza: Rishikimi i buxhetit garanton pagesat për veteranët

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë në Kuvend se rishikimi i buxhetit për vitin 2017 siguron pagesat për veteranët e luftës së UÇK-së.

Lajme

25/10/2017 12:09

Ai gjatë prezantimit të buxhetit në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet rishikimi i buxhetit ka thënë se vlera prej 26 milionë  euro e parapër  për këtë kategori do të ndahet.

Hamza ka folur edhe për sigurimet shëndetësore ku thënë se shtyrja e tyre ka ndodhur për shkak se nuk janë kryer të gjitha procedurat ligjore.

“Në momentin kur krijohen parakushtet ligjore ne do t’i qesim mjetet”, ka thënë Hamza, transmeton lajmi.net.

Ministri i Financave ka thënë se në rishikimin e buxhetit kanë vënë në prioritet çështjet kryesore.

Ai ka thënë se autostradën  e Gjilanit e kanë vënë në një financim të qëndrueshme. Hama ka kërkuar nga deputetet që ta votojnë këtë buxhet./Lajmi.net/