Ministri Gashi thirrje bashkatdhetarëve në Francë: Ta mbështesim Medinën!

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e mbështet vogëlushen Medina Surdulli në garat evropiane të notit për fëmijët me sindrominDown, që do të mbahen në Bobigny të Francës.

Lajme

21/09/2017 16:23

Ministri Dardan Gashii ka bërë thirrje diasporës kosovare në Francë që ta mbështetë vogëlushen Surdulli, e cila aktivisht merr pjesë në garat botërore të notit nga viti 2012, thuhet në njoftimin e MD-së.

“Nga datat 28 tetor –  4 nëntor ftoj bashkatdhetarët që jetojnë në Francë ta mbështesin Medinën, e cila po e bën krenare Republikën”,- ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,Dardan Gashi, transmeton lajmi.net.

Vogëlushja Medina Surdulli në fushën e notit ishte zgjedhurSportistja e Vitit që nga viti 2012. /Lajmi.net/