Ministri Çollaku: Anëtarësimi në UNESCO po afron, ta mbështesim të gjithë këtë fushatë

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi, ta mbështesin fushatën për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Lajme

19/10/2015 14:31

Çollaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, do të ishte një e arritur shumë e madhe për vendin.

“Tani që po i ofrohemi çdo ditë kohës kur do të ketë një vendim të madh për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) është shumë me rëndësi që të gjithë me aq sa mundemi ta mbështesim këtë fushatë të rëndësishme për vendin tonë. Vlera e anëtarësimit në këtë organizatë është shumë e madhe”.

“Nuk janë kursyer energji dhe është bërë punë fantastike në këtë drejtim, prandaj ne mund të jemi krenar me promovimin e mirë, pozitiv dhe të suksesshëm që i është bërë kësaj kauze. Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO që ka të bëjë me promovimin e arsimit, bashkëpunimit në shkencë, mbrojtjen e trashëgimisë dhe shumëllojshmërisë kulturore si dhe lirinë e të shprehurit”.

Kosova sipas Çollakut, do të është përplot me pasuri të kulturës e arsimit, me të cilat do ta pasurojë trashëgiminë botërore.

“Në këtë drejtim, Kosova ka vlera të panumërta që mund t’i sjellë komunitetit ndërkombëtar në sferat e lartpërmendura. Andaj edhe një herë ju them se mburrem me fushatën pozitive që po bëhet si nga institucionet ashtu edhe qytetarët, dhe ju ftoj edhe ju të gjithëve që të mbështesni këtë fushatë duke e ndarë imazhin e postuar dhe faqen http://ëëë.kosovoinunesco.org/ në rrjetet tuaja sociale, si në Facebook, Twitter Instagram etj. Të mos lejojmë që zëri i kundërshtarëve të këtij procesi të jetë më i lartë se zëri i ynë i arsyes dhe qëllimmirë. Ju lutem ndajeni këtë me miqtë tuaj! ‪#‎KosovoinUNESCO ‪#‎KosovanëUNESCO”, ka shkruar ministri i Integrimit Evropian. /lajmi.net