Ministrat Kurz e Llukshiq sot në Kosovën

Shefi i diplomacisë austriake Kurz dhe homologu i tij kosovar Hoxhaj, do të nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi. Po ashtu, Hoxhaj me homologun malazez, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi.

Lajme

27/02/2014 08:59

Ministrat e punëve të jashtme të Austrisë dhe Malit të Zi, Sebastian Kurz e Igor Llukshiq, vizitojnë sot Kosovën, njofton qeveria në Prishtinë.

Sipas një komunikate të dërguar medieve nga ministria e punëve të jashtme të Kosovës, ministri Kurz dhe ai kosovar Enver Hoxhaj, do të nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi.

Kurse me homologun malazez, Hoxhaj do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi.

Ministria e jashtme e Kosovës, nuk jep detaje se për çfarë marrëveshjesh bashkëpunimi bëhet fjalë