‘Minatori’ mban koncert për ditën e pavarësisë

Me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, grupi "Minatori", do të mbajë një koncert festiv sonte në sheshin "Skënderbeu" të Shkupit.

ShowBiz

16/02/2016 13:31

Ky aktivitet është organizuar nga Komuna e Çairit dhe Ambasada e Kosovës në Shkup.

Kurse, të mërkurën në Sallën e Armatës në Shkup, është paraparë të performoj Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.

Koncerti do të dirigjohet nga dirigjenti i mirënjohur, Gridi Kraja me pjesëmarrjen e solistëve Kastriot Tusha dhe Eva Golemi.

Koncerti do të transmetohet në RTVM dhe RTK.