Milionat s’janë veç numra, njëherë e mirë kjo dëshmohet nga këta këngëtar

‘Miliona’, fjala të cilën s’do pushojmë së dëgjuari në vazhdimësi dhe nuk do të bëhet e tepërt ani pse është stërkonsumuar.

ShowBiz

07/06/2018 13:11

Duke qenë se janë paratë ato të cilat po e ‘çojnë ujin përpjetë’ sigurisht se kur përmendet ky emër të gjithëve u shkon në mendje numri i madh i parave të mbledhura, shkruan lajmi.net

Në anën tjetër kur i shohim disa këngëtar shqiptar dhe datat e tyre të shumta të koncerteve, është fakt se fitojnë mijëra euro, por janë milionat që te ta bëjnë mrekulli.

Getoar Selimi, Flori Mumajesi, Ledri Vula, Lyricalson, Butrint Imeri e Kida janë zërat që më së shumti keni hasur ti dëgjojmë së fundmi, kjo falë katër këngëve të tyre të reja të cilat kanë mbledhur një numër të madh klikimesh në kanalin zyrtar në Youtube.

‘Cherie’ nga Butrint Imeri 11 milionë klikime për tri javë

Ka vetëm tre javë prej kur është publikuar, dhe projekti më i ri nga Butrint Imeri ka arritur të klikohet hiq më pak se 11 milionë herë në kanalin zyrtar në Youtube.

Tingujt e kësaj kënge kemi hasur ti dëgjojmë nëpër vende të ndryshme si: Vetura, diskoteka, kafiteri, zyra etj…

Fakti se publiku kanë klikuar mbi të tregon se Butrinti ia ka dalë që ta nxjerr një ‘hit’ veror fakt ky motivues për të për të vazhduar tutje.

YouTube player

Ghetto Geasy ft Flori Mumajesi ‘Dashni me raki’ me 8.3 milionë klikime për një javë

Kanë kaluar vite prej kur kënga ‘Ani ani syn’ nga Ghetto Geasy, Agon Aminga dhe Flori Mumajesi kishte arritur një dëgjueshmëri të lartë nëpër kanalet që u mundësojnë artistëve ti lansojnë krijimet e tyre.

E pas një kohe të gjatë Geti dhe Flori kanë bashkuar idetë për ta sjell sërish një proejkt të përbashkët muzikor i cili u dha 8.3 milionë klikime për vetëm një javë. Sukses ky jo i vogël i të dy artistëve.

‘Dashni me raki’ është kënga e cila poashtu po hasim ta dëgjojmë kudo. E realizuar me videoklip dhe shumë profesionalizëm, ky është hiti tjetër veror që Getin dhe Florin do i nxis të punojnë për diçka tjetër dhe verën 2018 publiku ta ketë me këngë të pëlqyeshme.

YouTube player

‘Bileta’ e Kidës është ‘prekur’ nga plotë 6.5 milionë njerëz

Në kanalin zyrtar në Youtube, Orhidea Latifi- Kida, gëzon një numër të madh projektesh të cilat i kanë ‘rregulluar’ bukur mirë imazhin e saj artistik.

‘Bileta’ është kënga e saj e radhës me të cilën Kida e ka dëshmuar edhe njëherë se kemi çfarë të presim ende nga ajo.

Kjo këngë është publikuar para tre javësh dhe për këtë periudh kohore nuk është keq me klikime. 6.5 milionë herë është shikuar (dëgjuar) nga njerëzit.

YouTube player

Ledri Vula dhe Lyricalson me ‘Princess Diana’ për një ditë kapin milionshin 

Nuk është hera e parë që sjellin bashkëpunime por me këtë të fundit e kanë prekur majën.

Ledri Vula dhe Lyricalson ditën e djeshme (6 Qershor) e kanë publikuar këngën e tyre të re me titull ‘Princess Diana’ dhe sot (7 Qershor) ajo mbërrin milionshin e parë.

Aktualisht i ka 1.5 milion klikime në kanalin zyrtar në Youtube dhe kjo shifër sa shkon e rritet ku edhe premton se ky projekt muzikor do të jetë hiti i kësaj vere.

Bazuar edhe në sukseset e projekteve të tjera, me këtë të fundit iu vu ‘vulë’ se Ledrin dhe Lyricalsonin do ti shohim bashkë edhe në projekte të tjera muzikore.

YouTube player

Milionat s’janë veç numra, njëherë e mirë kjo u dëshmua nga këta gjashtë këngëtar 

Gjashtë këngëtarët e lartëpërmendur e kanë dëshmuar njëherë e mirë se ‘MILIONAT’ s’janë veç numra pasi në bazë të një numri të madh klikimesh, artistët tanë po motivohen për të sjell diçka akoma më të bukur.

Me para milionshe mund të blesh gjithçka por jo edhe famën e dashurinë që publiku ua ofron, e kjo shihet qartë nga puna dhe përkushtimi i panumërt i të gjithë këtyre artistëve shqiptar të cilët po sjellin ‘hite’ në trojet shqiptare pavarësisht faktit se jashtë vendit janë vetëm koncertet ato që po i mbajnë.

Depërtimi i tyre në tregun ndërkombëtar nuk është se mund të mos ndodhë por njëherë për njëherë le ti shijojmë sukseset e mëdha që po i sjellin në vend, e tu gëzohemi sukseseve të yjeve të tjera shqiptare të cilat na e kanë dëshmuar se janë PUNA dhe DASHURIA për muzikën janë ato çfarë të sjellin drejt një suksesi të vërtetë.

Në theks të veçantë duhet përmendur Era Istrefin e cila pasi arriti më shumë se 500 milionë klikime me këngën ‘Bon bon’ sot po gëzon famë botëre dhe po performon krah për krah yjeve të mëdha botëror si Will Smith dhe Nicky Jam. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player