“Milani duhet ta transferojë menjëherë Ibrahimovicin”

“Milani duhet ta merr menjëherë Zlatan Ibrahimovin”.

Sport

09/10/2018 17:15

Ish sulmuesi i Milanit, Romës, Interit e Real Madridit, Antonio Cassano, ka këshilluar skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso që të transferojë Zlatan Ibrahimovicin.

Sulmuesi suedez këto ditë ka qenë i lidhur me një kalim te Milani gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola ka thënë se janë të përgatitur për bisedime me shtatë herë kampionët e Evropës.

Nëse kjo mundësi ekziston, Cassano ka thënë se Milan duhet të nënshkruajë menjëherë me 37 vjeçarin.

“Nëse do të isha Milani, unë do ta merrja atë menjëherë”, ka deklaruar Cassano.

“Nëse vërtet ka një mundësi aty, jam i sigurt që Gattuso do ta transferojë”./Lajmi.net/