Milan transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë (FOTO)
Milan planifikon përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Merkato
Milan është bërë me pronar të ri e me ardhjen e tyre priten investime të mëdha në përforcime, gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” e kanë bërë gati ofertën për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre Emerick Aubameyang.
Reprezentuesi i Gabonit ka luajtur në Milan në vitet e para të karrierës, përcjell “lajmi.net”.
Por, ai mund të rikthehet në San Siro gjatë verës si një prej sulmuesve më të mirë në botë. /Lajmi.net/
