Milaim Zeka tregon se kur do të mbahet seanca e parë e Kuvendit – Lajmi.net
Milaim Zeka tregon se kur do të mbahet seanca e parë e Kuvendit
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 19:07, 17 July 2017
Deputeti i zgjedhur i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka, ka folur për konsituimin e Kuvendit, duke thënë se seanca e parë parlamentare do të mbahet më 27 korrik. Ai ka treguar se pret nga Vetëvendosje dhe LDK që ta votojnë kreun e kuvendit nga radhët e PAN-it.

Lidhja Demokratike kishte deklaruar se nuk voton asgjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike e as me kreun e saj, rrjedhimisht, sipas këtij qëndrimi, Kadri Veseli nuk do ta ketë përkrahjen e LDK’së për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit.

E Milaim Zeka ka thënë se nëse nuk votohet Veseli nga LDK ose Vetëvendosje atëherë kjo do të krijonte situatën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ndërsa, deputeti i zgjedhur ka shtuar se do të dëshironte shumë që të bartte pozitën e të parit të Kuvendit.

“Kadri Veseli do të bënte veprimin më të mirë të jetës së tij, duke më liruar vendin e kreut të Kuvdenit”, ka thënë Zeka në InfoMagazine

Fjalët kyçe: Milaim Zeka

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bike Rivals