Mihrije Braha, vjen me këngë të re

Këngëtarja Mihrije Braha i është bashkuar plagëve të ditëve të fundit në Kosovë. Ajo ka publikuar një këngë të re e cila titullohet “Biri i nënës”, ndërsa kjo këngë i kushtohet të gjithë atyre që po e lëshojnë vendin

ShowBiz

06/02/2015 22:30

Mihrije Braha në këngën e saj më të re,  i këndon ikjes masive të kosovarëve drejt shteteve të BE – së.

Këngëtarja është prekur nga pamjet e këtyre ditëve, pamje të cilat do të shfaqen edhe në klipin e këngës “Biri i nënës”.

“Sonte, më dhemb shpirti. Zëri po nxjerr këngën, shpirti është i vrarë, në lot si ky shi që po bie sonte”, këto janë disa fjalë nga teksti i këngës “Biri i nënës”. Lajmi.net

 Ndërkaq kënga ende nuk është publikuar në Youtube