Microsoft do të prodhojë një orë të mençur për fitnes

Tentimi i parë i Microsoft për të krijuar një orë të teknologjisë së lartë, prapa në vitin 2004, ishte ndoshta vetëm një fillim i vogël para kësaj.

Auto & Tek

21/10/2014 17:00

Por tani jemi në vitin 2014, dhe kompania e teknologjisë është duke planifikuar që të krijoj një orë të re të mençur në javët e ardhshme, transmeton Lajmi.net.

Ora e mençur pritet që të përfshijë karakteristika të zakonshme gjurmuese të shëndetit, si distanca e udhëtuar, dhe gjithashtu edhe monitorimi i rrahjeve të zemrës.

Ju do të jeni në gjendje që të sinkronizoni pajisjen me platforma të ndryshme mobile, sipas raportit.

Veç tjerash, kjo orë e mençur e Microsoft pritet që të ketë një bateri që zgjatë dy ditë, duke krijuar kështu një përparësi ndaj pajisjeve veshëse të Samsung, transmeton Lajmi.net.

Një zëdhënës i kompanisë tha për Mashable se kompania për momentin nuk “ka asgjë për të ndarë” sa i përket planeve të orës.