MF bënë harmonizimin ligjor të tatimeve për goditjen e krimet financiare

Ministria e Financave thotë se, në kuadër të Planit të punës ka përfshirë në Programin e saj për vitin 2018 edhe hartimin e Koncept-dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave në fushëveprimin e Administratës Tatimore, me qëllim që të hapet rruga për ndryshim plotësimin e tre ligjeve ekzistuese tatimore si dhe hartimin e ligjit të ri për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Lajme

28/04/2018 10:49

Sipas MF-së, këto ndryshime do të ndikojnë në lehtësimin e procedurave dhe do të ndihmojnë bizneset në zhvillimin e tyre.

“Ky Koncept-dokument po ashtu është i bazuar në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2017-2021 si dhe Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare për periudhën 2014-2018”, thuhet ën një komunikatë të Ministrisë së Financave.

Në procesin e hartimit të këtij Koncept-dokumenti Ministria e Financave thotë se ka zhvilluar konsultime paraprake dhe konsultime publike me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë fushë dhe janë përfshirë kontributet relevante  nga palët e interesit.

“Ministria e Financave, me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit dhe institucionet e zbatimit të Ligjit, përfshirë këtu edhe problemet përmbajtësore dhe ato teknike të ligjeve aktuale në fuqi, sfidave që lindin për harmonizimin e mëtejmë të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së si dhe praktikave ndërkombëtare, ka themeluar Grupin Punues për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në Fushëveprimin e ATK-së”. /Lajmi.net/