Meta pret zv. Presidenten bullgare, kërkon liberalizim të vizave për Kosovën – Lajmi.net
Meta pret zv. Presidenten bullgare, kërkon liberalizim të vizave për Kosovën
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:59, 14 November 2017
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Presidenten e Republikës së Bullgarisë, zonjën Iliana Iotova.

 

Meta përshëndeti vizitën e zonjës Iotova në Shqipëri dhe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe historike, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Duke e konsideruar procesin e integrimit evropian një forcë të fuqishme nxitëse për reformat e gjithanshme në vend, Presidenti Meta, shprehu besimin se gjatë Presidencës së ardhshme bullgare të BE-së, Shqipëria do të mund të çelë negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një vëmendjeje më të madhe nga të dy vendet për rivitalizimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në kuadrin e ndërlidhjes energjetike dhe të Korridorit të 8-të multimodal.

Zonja Iotova e siguroi Presidentin Meta se, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një vëmendje të veçantë gjatë Presidencës bullgare, për të rikthyer edhe njëherë vemendjen e BE-së ndaj këtij rajoni dhe procesit të zgjerimit.

Prononcimi për median i  Presidentit, Ilir Meta

Në radhë të parë, është kënaqësi që u takova me Zëvëndëspresidenten e Bullgarisë, sepse Bullgaria përfaqëson një vend mik tradicional historik të provuar në disa kohëra. Dhe natyrisht që jemi shumë të gëzuar që Bullgaria do marrë Presidencën e Bashkimit Evropian. Kjo është mjaft pozitive për Shqipërinë dhe për Ballkanin në përgjithësi, sepse Bullgaria është një vend anëtar i Bashkimit Evropian prej kohësh, por është edhe një vend që e njeh Ballkanin dhe i ka parë eksperiencat tona në të kaluarën.

Besojmë që Bullgaria gjatë presidencës së saj të Bashkimin Evropian do të bëjë më të mirën për të promovuar axhendën evropiane të vendeve tona.

Parlamenti shqiptar tashmë ka miratuar legjislacion të ri lidhur me pakicat, ku gjejnë reflektim edhe disa nga shqetësimet e ngritura në të kaluarën nga autoritetet e Bullgarisë. Është një legjislacion që tregon për vullnetin e Shqipërisë për të qenë një vend i hapur, një vend tolerant, një vend evropian. Edhe shpresojmë që është një hap pozitiv përpara në këtë drejtim.

 

 

 

Fjalët kyçe: Ilir Meta, vizat per Kosoven

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan
  • Play Supercar Showdown
  • Play iStunt 2