Meta: Ju uroj Festën Kombëtare me poezinë e një nxënëseje nga Medvegja

“Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!” – Kështu ka uruar sot, Presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’ia përcjellë urimin shqiptarëve kudo ku ndodhen: “Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në…

Lajme

28/11/2017 09:21

“Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!” – Kështu ka uruar sot, Presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’ia përcjellë urimin shqiptarëve kudo ku ndodhen:

“Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës” – shkruan Meta, duke publikuar videon e mëposhtme.

Presidenti i Shqipëris Ilir Meta kreu një vizitë në Medvegjë dy ditë më parë; ai u prit nga shumë shqiptarë të Medvegjës ku ndër të tjera pati takime me nënkryetaren e komunës së Medvegjës dhe  znj.Leme Xhema, njfoton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Meta vizitoi edhe shkollën e vetme shqipe në këtë komunë, Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, nga dyert e se ciles ka dalë akademiku ynë i njohur (100 vjeçar) Idriz Ajeti, veprimtari ynë i shquar në SHBA Xhim Xhema etj..

Takimi me nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle ishte tepër i ngrohtë dhe vëllazëror. Presidenti shqiptar Meta u prit nga drejtoresha e shkollës z.Arlinda Kadriu dhe nga z.Florim Sahiti nenkryetar u Kuvendit me bashkëpuntor.

Drejtoresha Kadriu para të pranishmëve të shpalosi historikun e kësaj shkolle dhe më pas fjalën ja dha presidentit Meta i cili nën ndikimin e emocioneve të shumta tha se ndjehet tepër mirë në mesin e nxënësve të kësaj shkolle. Gjithashtu Meta u inpresionua kur pa një punim të Nënë Terezë në këtë shkollë.

Në fund Presidenti Ilir Meta falënderoi drejtoreshën Arlinda Kadriu për mikëpritjen që do ta mbajë gjatë në kujtesë.

Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë është shkolla e vetme shqipe në komunën e Medvegjës dhe nën udhëheqjen e z.Kadriu ka arritur të jetë ndër shkollat më të mira në këtë komunë. “Takimi dhe vizita e presidentit shpitar në shkollën tonë ishte më shumë se vizitë, ishte një dhurate historike!”, tha në fund drejtoresha Arlinda Kadriu për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”./Syri.net