Messi nënshkruan kontratë të re me Barcelonën (FOTO)

Lionel Messi ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Sport

05/07/2017 07:22

Lionel Messi ka nënshkruar kontratë të re në Barcelonë.

“Mundo Deportivo” raporton se sulmuesi argjentinas ka konfirmuar të ardhmen e tij në Camp Nou.

Messi ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me opsion të vazhdimit për vitin e katërt, përcjell “lajmi.net”.

Messi kishte zgjuar spekulime rreth largimit nga Barcelona.

Por, në fund vendosi që ta vazhdojë aventurën e tij te gjiganti katalan. /Lajmi.net/