Mësoni nëse jeni në depresion ose skizofreni nepërmjet Facebookut

Çfarë postoni dhe çfarë bëni “like” në Facebook mund të zbulojë nëse jeni duke shfaqur shenjat e parë të depresionit dhe skizofrenisë, thonë ekspertët.

Lifestyle

27/10/2016 18:51

Studies nga Universiteti i Kembrixh dhe Stanford besojnë se studimi i sjelljes së njerëzve në rrjetet sociale mund të jetë shumë më efektive se sa ajo në jetën reale.

Kjo sepse njerëzit, sidomos adoleshentet, ndajnë më shumë indikatorë emocionalë online sesa në jetën reale.

Duke shkruar në Psikiatrinë Lancet, udhëheqësi i studimit, Dr.Becky Inkster tha: “Facebook është shumë popullor dhe mund të na sigurojë të dhëna për të përmirësuar njohuritë tona për çrregullimet e shëndetit mendor si depresioni dhe skizofrenia”.

“Arritja është veçanërisht e gjerë, e shtrihet përgjatë ndarjes dixhitale deri te grupe që janë vështirë të arritshme duke përfshirë të pastrehët, emigrantët, njerëzit me probleme mendore dhe të moshuarit”.

Dr.Michael Kosinksi tha se informacioni i publikuar në rrjetin social mund të analizohet shumë më lehtë se të dhënat në jetën sociale.

Megjithatë, Facebook mund të përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet e shëndetit mendor duke i ofruar shoqëri individëve që janë socialisht të izoluar, persona këto të prirur më shumë ndaj depresionit.