Mësohet data e dasmës së aktorit turk ‘Bali Bej’ (Foto)

Burak Ozçivit dhe aktorja Fahriye Evcen janë prej kohësh në lidhje, gjersa muajin që lam pas u fejuan.

ShowBiz

05/04/2017 09:55

Dyshja, janë gati ta bëjnë edhe hapin më të rëndësishëm duke e kurorzuar me martesë dashurinë e tyre shumë vjeçare, shkruan lajmi.net

Mediat turke kanë raportuar se aktori i njohur si ‘Bali Bej’ dhe femra e cila ia ka rrëmbyer zemrën atij do të martohen në fillim të muajit qershor.

Aty thuhet se çifti kanë vendosur që ahengun do ta mbajnë në prani të disa miqve të ngushtë dhe familjarëve./Lajmi.net/