Meshkujt duhet të hanë perime, për të ‘mbrojtur spermën’ dhe forcuar fertilitetin

Meshkujt të cilët dëshirojnë të bëhen etër duhet të hanë më shumë barishte, thuhet sipas një studimi.

Lifestyle

16/06/2015 19:56

Një studim ka gjetur se çiftet të cilat përpjekën për të bërë fëmijë dhe nuk e arrijnë hanë më pak fruta dhe perime se sa njerëzit të cilët sapo janë bërë prindër.

Dhe meshkujt zakonisht janë më dembel për të ndjekur një dietë të shëndetshme.

Ekspertë britanikë thanë se shumica e këshillave para-shtatzënisë u jepen grave dhe si rezultat burrat janë ata të cilët kanë humbur me të vërtetë mesazhin e shëndetit, në mënyrë që të bëjnë fëmijë, transmeton Lajmi.net.

Rreth një në shtatë çifte në botë kanë vështirësi për të pasur fëmijë, dhe edhe pse infertiliteti është menduar tradicionalisht si një problem i femrave, problemi është i lidhur gjithashtu edhe me meshkujt në shtrat.

Doktorët italian i pyetën rreth 1,234 pacientë për të plotësuar një pyetësor të gjerë në lidhje me dietën e tyre dhe mënyrën e jetesës.

Një e treta e meshkujve dhe femrave ishin klasifikuar si jopjellor për shkak se ata kishin qenë duke u përpjekur, pa sukses, për një bebe gjatë tërë vitit.

Të tjerët në ndërkohë kishin pasur një fëmijë kohët e fundit. Pacientët ishin të moshave 30’vjeçare, në mesatare.

Rreth 44% e burrave pjellor kishin ngrënë fruta dhe perime pothuajse çdo ditë, krahasuar me 34% e burrave të cilët nuk ishin pjellor.

Dhe rreth 55% e burrave pjellor kishin ngrënë rreth pesë porcione fruta në javë, në krahasim me 46% e të atyre që ishin jopjellor, transmeton Lajmi.net.

Burrat pjellor kishin ngrënë gjithashtu edhe më shumë vezë, përderisa gratë pjellore kishin ngrënë më shumë fasule dhe fruta.

Sidoqoftë, burrat dhe gratë pjellore kishin pirë më shumë dhe kishin më shumë gjasa për të pirë duhan.

Profesoresha hulumtuese Andrea Salonia, i përshkroi ndryshimet si “goditëse” dhe tha se pacientët jopjellor “qartë” kishin dietë dhe jetesë më të keqe.

Ajo tha se perimet dhe frutat janë të mira për fertilitet mashkullor, për shkak se ato përmbajnë komponime që mund të mbrojnë spermën nga dëmtimi.